Abstract: | Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare ( Shkup ), ka nderin dhe kënaqësinë që para auditorit lexues dhe intelektual shqiptar të prezantojë botimin e rradhës, Identiteti i Europës : Shpirti i përbashkët i Unionit Europian, të autorit të mirënjohur gjerman Thomas Meyer, që merret me çështjen e spiritus movens-it dhe me atë të përfaqësimeve kolektive të Europës, të kësaj hapësire sociale-kulturore-politike-ideologjike me një histori të gjatë, me themele shpirtërore që kanë shërbyer në jetësimin e projektit të sotëm të Europës moderne, të strukturuar politikisht në shekullin XX në një ngrehinë të mbiquajtur Unioni Europian, që kohëve të fundit, po përballet me sfida të ndryshme, si kriza ekonomike, euroskepticizmi, ksenofobia e djathtizmi ekstrem në rritje e sipër (si p.sh pas zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Europian 2014), dilemat e Europës së paqartë (F. Hollande), ato të përkufizimit të ardhmërisë së saj (Barosso), të kufijve të saj dhe (mos)zgjerimit, çështja e super – shtetit apo e Shteteve të Bashkuara të Europës. (V. Reding), çështja “më tepër e më pak Europë’’ , e ‘’Europës më të kujdesshme’’, bota post-europiane (Pabst, 2014) e të tjera. |