Abstract: | Ndër organizatat e shumta ilegale që kanë vepruar për liri të trojeve shqiptare të mbetura nën robëri, edhe pas Luftës së Dytë Botërore, është edhe organizata “Kushtrimi i Lirisë”, e formuar nga Rafi Halili dhe Gafur Loku në vitin 1972, organizatë për të cilën gati se nuk është biseduar në asnjë simpozium të historianëve, sociologëve, në ndonjë forum intelektual apo shkencor. I vetmi institucion që është marrë me këtë organizatë është shërbimi secret jugosllav, e më vonë ai maqedonas, me të gjitha degët e tyre ekzistuese. |