Title : | Kriminalistika : zbulimi dhe të provuarit e krimit | Material Type: | printed text | Authors: | Vesel Latifi, Author | Edition statement: | 8th edition | Publisher: | Prishtinë : Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik | Publication Date: | 2014 | Pagination: | 623 p. | Layout: | ill. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-995-14-0124-1 | General note: | Includes bibliographical references (p. 611-613) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Criminology
| Class number: | 364.98 | Abstract: | Shkenca e kriminalistikës merret me studimin dhe përpunimin, në bazë të ligjit penal dhe procedural penal, të metodave e mjeteve teknike, taktike dhe të rekomandimeve metodike për kërkimin, gjetjen, fiksimin, këqyrjen dhe vlerësimin e provave me qëllim zbulimi, hetimi, gjykimi dhe parandalimi të veprave penale. Nga ky përcaktim del se metodat e mjetet që studion dhe përpunon shkenca e kriminalistikës për të nxjerrë informacionin e duhur për mekanizmin dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale, grupohen në tri pjesë homogjene të ndërlidhura dhe të pandara : metodat e mjetet teknike (teknika kriminalistike), metodat taktike (taktika kriminalistike) dhe rekomandimet metodike (metodika kriminalistike ose metodika e hetimit të llojeve të ndryshme të veprave penale). Kriminahstika është lëndë ekzakte dhe empirike e cila i studion krimet e shfaqura në forma të specializuara dhe të veçanta. Hetimi, gjykimi dhe parandalimi i kriminalitetit mund të jetë i suksesshëm vetëm atëherë kurpërfillja e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale shoqërohet me zbatimin e metodave dhe mjeteve teknike, taktike dhe metodike bashkëkohore shkencore kriminalistike. Kriminalistika nuk mund të kundrohet jashtë kontekstit të marrëdhënieve dhe nevojave shoqërore që kriminaliteti të pakësohet ose së paku të vendoset në një vëllim të tolerueshëm shoqëror. Krimi, kryesisht kryhet në kushte dhe rrethana reale të mjedisit shoqëror dhe nga kryesit më të ndryshëm. Në këtë drejtim, zbulimi dhe luftimi i suksesshëm i krimit bëhet me mësimet e përgjithshme mbi krimin duke filluar nga familja, shkollimi i hershëm, studimi profesional e shkencor deri te ushtrimet e veçanta të specializuara të organeve dhe shërbimeve shtetërore për luftimin e krimeve, si : vrasjeve, dhunimeve, terrorizmit, krimeve të luftës, kontrabandave, kriminalitetit ekologjik, ekonomik, kompjuterik, vjedhjeve e mashtrimeve etj. Si shkencë, Khminalistika doemos duhet shikuar edhe në vështrimin e shkencave të tjera të cilat si lëndë studimi kanë kriminalitetin: E Drejta Penale, E Drejta materiale procedurale, Kriminologjia, Penologjia, Viktimologjia, Politika kriminale, Mjekësia ligjore. Psikologjia gjyqësore etj. Fenomenit dinamik e kompleks të krimit, i cili e përcjell shoqërinë njerëzore qysh nga formimi i saj, mund t'i kundërvihet suksesshëm vetëm me mekanizmin adekuat të zbulimit, parandalimit dhe të luftimit. Një nga pjesët më të rëndësishme të këtij mekanizmi është studimi shkencor i krimit. Duke krijuar kushte për njohje të sistemuar dhe të tërësishme të kësaj dukurie negative shoqërore, shkenca u ka dhënë kontribut të madh përpjekjeve të organizuara e praktike në drejtim të krijimit të një fronti unik të luftimit të krimit. Në sistemin e disiplinave shkencore, e cila ka si objekt të përgjithshëm studimin e krimit, vend i veçantë i takon himinahstikës. Në shumë vende të botës, duke u mbështetur në arritjet e shkencave shoqërore, teknike dhe natyrore, kriminalistika është bërë pjesë përbërëse e strategjisë së luftimit të kriminalitetit në shoqërinë bashkëkohore. | Contents note: | Njohuri të përgjitshme mbi kriminalistikën; Shkenca e kriminalistikës në luftimin e kriminalitetit; Bazat shkencore të midentifikimit kriminalistik; Kuptimi bazat shkencore dhe sistemi i taktikës kriminalistike; Taktika e marjes së masave operative; Metoda indiciale e e zbulimit dhe e hetimit të veprave penale; Metodat e zbulimit të veprave penale me ndihmën e indicjeve; Ngritja e versioneve hetimore; Patrullimi, vëzhgimi, prita dhe racia; Veprimtaria e gjurmimit; Identifikimi i personit në bazë të erës; Qentë në shërbim të zbulimit të krzesit të veprës penale; Taktika e zbatimit të masës së arestit; taktika e ballafaqimit; Taktika e zbulimit dhe e shfrytëzimit të marrëveshjeve; Bazat psikologjike të pyetjes; Taktika e pyetjes së të pandehurit; Taktika e pyetjes së dëshmitarit qëllimmirë; Taktika e pyetjes së fëmijëve dhe të miturve; Simulimi dhe zbulimi i tij; Taktika eidentifikimit me njohjen e personave, kufomave dhe të sendeve; Taktika e këqyrjes se vendit të ngjarjes; Kuptimi i vendit të ngjarjes dhe detyrat e këqyrjes; Përgatitja për këqyrjen e vendit të ngjarjes; Taktika e këqyrjes së vendit të ngjarjes; Eksperimenti kriminalistik; Ekspertimi kriminalistik; Metodika e zbulimitdhe e sqarimit të kontrabandës dhe krimit të organizuar; Metodika e zbulimit të terrorizmit; Metodika ezbulimitdhe të provuarit të krimeve të luftës; Metodika e zbulimit'dhe e sqarimit'të vrasjes; Metodika e zbulimit të zjarreve me natyrë kriminale dhe eksplozioneve; Metodika e sqarimit të zjarreve me natyrë kriminale; Metodika e zbulimitdhe e sqarimit të falsifikimit të dokumenteve, monedha ve dhe letraveme vlerë; Metodika e zbulimit të krimeve seksuale; Metodika e zbulimit të vjedhjeve; Kuptimi i vjedhjeve; Metodika e zbulimit dhe e sqarimit të kriminalitetit ekonomik; Metodika e zbulimit dhe e sqarimit të kriminalitetit ekologjik; Metodika e zbvlimitdhe e sqarimit të kriminalitetit kompjuterik; Njohuritë përgjithshme mbi teknikën kriminalistike; Teknika regjistruese krimnalistike; Bazate fotografisë kriminalistike; Studimi mbi gjurmët; Gjurmëte gishtave; Gjurmëte këmbëve të njeriut; Gjurmët e gjakut dhe të spermës; Gjurmët e veglave të thyerjes dhe të mjeteve të transportit; Studimi mbi armët e zjarrit; Mikrogjurmët; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=16087 |
|  |