Abstract: | Qëndruan të trishtuar pa ia ndarë sytë njeri-tjetrit për një kohë të gjatë. Pastaj, pa thënë as edhe një fjalë, ai u përkul tek ajo dhe pasi e mori fytyrën e saj me ëmbëlsi në pëllëmbët e veta, e puthi. Ajo mbylli sytë dhe ndju se si buzët e saj shkriheshin në të puthërën e tij, kurse shpirti i dukej sikur po fluturonte lart në qiell. Asaj iu morën mendtë, prandaj u ngjesh te Pietri, pastaj e ngriti kokën dhe vështroi nga ai gjithë pikëllim, preku me gisht fytyrën e tij, ndërsa doktori i puthte majat e gishtave të saj. |