Title : | Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare : 1975-1991 : Volum 2 | Material Type: | printed text | Authors: | Spartak Ngjela, Author | Publisher: | Tiranë : UET Press | Publication Date: | 2012 | Series: | Scripta manent No. 13 | Pagination: | 621 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99956-397-2-3 | Price: | 1000 lekë | General note: | Includes bibliographical references (p. 621) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Dictature - political situation - Albania Transiton - Democracy - Albania
| Class number: | 949.6503 | Abstract: | Në një histori të trishtë të një shoqerie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij; ka qenë trishtim që ka ardhur nga një luftë e përgjithshme që të torturon ditë për ditë me bombardimet e me të vrarët në luftë; ka qenë fatkeqësi natyrore që ka krijuar një vështirësi tërësore për të vijuar jetën si një ecur biologjike; apo ka qenë, më në fund, një rrjedhojë normale e jetës e cila, si rregull, për të gjithë, ka udhëtar të përbashkët: trishtimin, tmerin dhe gabimin? Të gjitha këto mund të jenë, por, gjithsesi, unë në këtë Vëllim do t’i qëndroj pandarësisë se gjithçka e trishtë ka pasur një kuptim që vjen e krijohet nga kushtet detyruese të jetës që të imponojnë të tjerët. Kur jeta është imponim, ajo ka në brendësi të vet gjithmon trishtimin, por, kur e di këtë, varet tërësisht nga ti nëse je apo jo i aftë të dalë nga ky trishtim dhe për të qëndruar në një kohë që, ndonëse ikën për të të konsumuar jetën, nuk mund të ikë nëse ti ke ditur që ta mbushësh me mendimin tënd, me idetë e tua, dhe, më në fund, me krijimin tënd. Trishtimi në fakt, është injorancë, sepse të kap atëherë kur ti nuk je në gjendje të kuptosh fenomenin: tmerrin është frika, që vjen nga kujtimi i vdekjes, sidomos kur ajo të kujton se është shumë pranë dhe kur e di se atë mund të ta shkaktojnë të tjerët që i janë imponuar jetës tënde: kurse, gabimi, është rasti i mosfunksionimit intelektiv të asaj që i themi zgjedhje. Cila prej tyre duhet të më përkasë mua? Është e vështirë, po në fund të fundit, pse duhet të imponohem? Unë po e ekspozoj, lexuesi le ta mendojë vetë. Gjithmonë brenda devizës sime: nuk imponoj asgjë, nuk propozoj asgjë, ekspozoj. | Contents note: | Të jetoje në Shqipëri ishte dënim; Nga një paqenie abstrakte, në një qenie konkrete; Persekucioni, ferri shqiptar dhe guernika e pikasos në një qeli burgu; Djalli nuk të akuzon, por të asgjëson; Fuqia prish pakicën, ndërsa dobësia shumicën; Burgu politik shqiptar i parë bashkë me historinë e komunzmit në Shqipëri; Katërshja kineze u arrestua, por autarkia shqiptare e Hoxhës duhet të vazhdonte; Dy polet e bashkuara të ligësisë shqiptare; Ligësia Hoxha : ҫfarë ishte në thelb dhe si ishte shpërndarë ajo në të gjihë shoqërinë; Ten Hsio Pin – revolucionar e ideolog reformator dhe dekadenca e re e Enver Hoxhës; Prishja me Kinën dhe lakeizmi i spiunëve të Burgut të Ballshit; Ridënimi; Gjyqi; Rikthimi në Burgun e Ballshit; Të jetosh në një kohë përmbysëse dhe përmbytëse njëherësh; Burrel, ku hyn e s’del; Fillimi i rrënimit të Federatës Jugosllave; Nacionalizmi shqiptar, nga lidhja e Prizrenit te demonstratat e Prishtinës; Një histori e shkurtër e konfliktit mes serbëve dhe shqiptarëve; Një kryeministër shqiptar i vrarë dhe një burg politik që ndiente ndryshimin; Denoncimi i kryeministrit nga ministri I tij : ishte kërkesë e Hoxhës, apo nevojë e ministrit; Ҫështja polake, ҫështja kosovare dhe vetëvrasja e Mehmet Shehut; Kush do ta vriste më shpejt kundërshtarin e vet potencial; Nga qelia e burgut : dueli midis së vërtetës dhe legjendës; Tri vdekje në Moskë dhe vdekja e Enver Hoxhës në Tiranë; Babë e bir : një ministër dhe një kundërshtar politik, bashkëvuajtës në një dhomë burgu; Katër autokratë, në dy periudha historike, që kanë dominuar e shkatërruar historinë e Bashkimit Sovjetik si Perandori; Komunizmi ra : gjithҫka sikur po futej sërish në një epikë homeriane; Po bien kambanat e orëve të fundit. Ku po shkojnë kështu këta partizanë; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15804 |
|  |