Abstract: | Nuk e di se pse u takova me ju pikërisht tani, por më duket se kam rënë në dashuri me ju.
- Unë…mua…unë – Kështu, pa gjetur as edhe një fjalë si përgjigje, e pa ngultas në sy. Edhe mua ashtu më duket, - përshpëriti ajo e habitur, duke ndier për herë të parë në jetë dobësinë e saj të plotë. Ajo u lëkund drejt tij, ai e përqafoi dhe e shtrëngoi aq fort pas vetes. Buzët e tij prekën flokët e saj të bukura. Buzëqeshi dhe e puthi në buzë në fillim me një butësi që nuk e kish provuar ndaj asnjë femre, pastaj me pasion gjithnjë e më të madh…
U futën ngadalë në shtëpi. Ai ia vuri dorën në sup dhe ia ledhatoi me gishta qafën e nxirë nga dielli. Odri e ndjeu se jeta e saj papritmas u përmbys, e mëparshmja nuk do të kthehej më. |