Abstract: | Përkufizimi i shkencës : "Shkenca është ajo, me të cilën del në pah e vërteta e gjërave". Përkufizimi i besimit – "imanit". Fjala arabe "iman", që do të thotë "besim", është emër foljor, që rrjedhë na folja "amene", në shqip "besoj", "juminu" – "beson", "imanen" – "besim". Ibnu Faris thotë : "Amene" hamzja, mimi dhe nuni (tre shkronjat arabe që përbëjnë fjalën "amene") tregojnë në origjinë për dy kuptime të përafërta. Njëri është besnikëria, qetësia e zemrës dhe është e kundërta e tradhtis. Kurse kuptimi i dytë është besueshmëria. |