Abstract: | Rrugës për Scariff, përmes gërmadhave të Irlandës fermeri Karmikael po kalëron mbi pelën e vjetër kuqalie Sally, drejt verilindjes për në shtëpi. Barakat janë pa çati, të braktisura. Ai ndesh në një udhëkryq një familje endacake, i zgjat gruas një pens e ajo e falenderon, ndërsa fëmijët e saj e shikojnë dhe burri I plogët rri këmbëkryq mbi barin anash, me kokën varur midis gjunjëve. Kur i mbeten edhe katër milje deri në fermë, nën ritmin e shalës që kërcet, Karmikael –i galopon tani në një rrugë kryesore, të drejtë e të mbajtur mirë dhe ndjen veshët ti buçasin nga shtypja e ajrit që kumton se moti do të ndryshojë, siç ndjen nën vete palën e vjetër, të fortë dhe plot jetë. |