Abstract: | Parathënie nga Çezar Rica: Jam njohur prej kohësh me frutet e potencialit hulumtues e interpretative, të mprehtësisë së penës shkencore e ngjyrimeve krijuese të studiusit Vlash Prendi, nga Skuraj I Kurbinit. Është jashtë mundësive të mia profesionale për të bërë kritikën e këtij libri, në veçanti, apo të tërë korpusit të veprës së tij shkencore në përgjithësi, e cila, megjithëse nuk është ende përfundimtare, tashmë ka rkitekturën e saj akademike, stillin e përpunuar, paraqitjen e thjeshë, dëshminë e pakontestueshme të një dishepulli model të At Shtjefen Gjeçovit. Por është mbrenda energjive të mia poetike dhe kapaciteteve të mia intelektuale, që të konstatoj dhe të shpreh vlerësimin dhe admirimin tim për punën voluminoze të këtij puntori të dijes, që në heshtje, prej më shumë se pesë dekadash, rremon në rrënojat e humbura të konstitucionit shpirtëror, moral, kanunor dhe kulturor të një etnike të vjetër sa lumi pranë tij. |