Abstract: | Libri "Sistemet operative & Shell Script Linux – ushtrime" u dedikohet të gjithë studentëve të Fakultetit të shkencave kompjuterike, inxhinieri kompjuterike. Por, libri njëkohësisht mund tu shërbej edhe atyre që punojnë në lëmin për "Sistemet operative" dhe "Shell Script Linux". Libri është i ndarë në dy pjesë : pjesa e parë merret me aspekte të ndryshme të sistemeve operative, duke parashtruar e zgjedhur detyra në kuadër të termeve për sistemet operative siç janë : proceset, gjendja e proceseve, sinkronizimi i procesit, fajll sistemi, realizimi sotuerik i zonës kritike mealgoritme, udhëheqja me memorien, faqëzimi, bllokimi, etj. Pjesa e dytë ka të bëj me Shell Script Linux, ku Shell është një komandë interpretues që ofron një ndërfaqe interaktive në mes shfrytëzuesit (user) dhe sistemit operativ. Në Shell janë paraqitur komandat kryesore, sintaksa e tyre me paraqitje të një modeli për realizim praktik. Gjithashtu jan realizuar një numer i konsiderueshëm i shembujveme programme, që është një bazë e mirë për zhvillimin të mëtejshëm të programeve të tjera. Sistemi operativ dhe Shell Script Linux janë fushë e gjërë që zhvillohen, avancohen dhe në përputhje me këtë, gjithmonë ka nevojë të ndiqet zhvillimi i tyre për përshtatje përkatëse. |