Abstract: | Kombi Shqiptar dhe trojet e tij etnike ende janë të pushtuara, të kolonizuara, të copëtuara dhe të robëruara nga shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Ish- Republika e Maqedonis (IRJM) dhe Greqia, qysh nga viti 1912 dhe konfirmuar edhe në vitin 1919 dhe 1946 në dy Konferenca të Parisit pas Luftës I Botërore, pas Luftës II Botërore, si dhe pas përfundimit të luftës së ftohtë më 1989 (pas rrëzimit të murit të Berlinit). Çështja koloniale shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk është zgjidhur, por ajo as nuk është prekur, as nuk është aktualisht fare, as nga politika shqiptare as nga ajo ndërkombëtare. As edhe pas përmbylljes së konflikteve të armatosura në hapësirat e ish- Jugosllavisë, përfundimisht me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër caqeve ushtarake të “RFJ”-së më 24 mars 1999, për shkak të kryerjes së gjenocidit luftarak mbi popullsinë civile shqiptare të Kosovës dhe të dëbimit dhe të depërtimit me dhunë të mbi 800.000 mijë shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni dhe në Shqipëri nga ana e regjimit serb të ish- kryetarit të të ashtuquajturës “RFJ”, Sllobodan Millosheviç. |