Abstract: | Michael Foucault është pa mëdyshje një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit XX. Veprat e tij kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë një ndikim të rëndësishëm në shumë vende, kryesisht në Francë, Gjermani, Itali, Angli, SHBA dhe Amerikë Latine. Frytshmëria e ndikimit të tij shfaqet jo thjesht në shtrirjen e vazhdueshme të pikëpamjeve të tij në disa kontinente, por me nxitjen e hulumtimeve shkencore në fusha të ndryshme (filozofi, histori, psikologji, sociologji, politikologji, antropologji, drejtësi, letërsi, etj.), duke u nisur nga problematizimi i temave që ai kishte analizuar (çmenduria, pushteti, burgu, seksualiteti, urbanizmi, arti e letërsia, subjektiviteti). |