Abstract: | Njeriu, në rrjedhat e realitetit jetësor e historik, nuk është vetëm vëzhgues i rëndomtë e pasiv i situatave e ngjarjeve të ndryshme që i ndodhin parasysh në kohë e hapësira të caktuara, por edhe pjesëmarrës aktiv i këtyre të bëmave, të cilat kanë peshë , përgjegjësi individuale e shoqërore. Këto veprime, ngjarje të mira, apo të pamira, me fuqinë e tyre, preokupojnë, frymëzojnë dhe nxisin që krijuesi të ndërmarrë dic që këto nisma të shkojnë rrjedhave të duhura dhe të jenë në nivel me hapin e kohës, me botën e qytetëruar. Duke e vështruar këtë mozaik individual e shoqëror, u përcaktova që t’i hulumtoj dhe shkruaj disa mendime të mia lidhur me disa çështje shoqërore dhe institucionale, të cilat kohëve të fundit nuk janë në nivel të duhur në relacionin familja, komuna dhe shteti kundruall diasporës, e cila ka bërë shumë për jetën dhe lirinë tonë. |