Title : | Policia dhe qytetarë : botuar nga QSHDNJ | Material Type: | printed text | Authors: | Kosta Arqile, Author ; Arben Nasufi, Author ; Nikoll Rica, Author ; Bajram Yzeiri, Author | Publisher: | Tiranë : Qendra Shqiptare e te drejtave te njeriut (QSHDNJ) | Publication Date: | 2004 | Pagination: | [256] p. | Size: | 21 cm | General note: | Includes bibliographical references (p. [256]) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Community policing Law and policy - Management of police services - Albania Police administration Policing - Human rights
| Class number: | 363.2 | Abstract: | Botimi "Policia dhe qytetarët" synon t'u vijë në ndihmë qytetarëve, që janë të interesuar për njohjen dhe respektimin e ligjit; për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe për të kontribuar përkrah saj në forcimin e sigurisë individuale, shoqërore dhe rendit publik në përgjithësi. Njëherësh ai synon t'u vijë në ndihmë punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë përgjegjësinë të shërbejnë në parandalimin e shkeljeve ligjore, hetimin e krimit, forcimin e marrëdhënieve me publikun, zbatimin e prqjekteve të policmit komunitar, si dhe manaxhimin e strukturave të ndryshme në Policinë e Shtetit. Manuali e vendos fokusin e vet në thelbin e shoqërisë demokratike, për trajtimin e rolit të policisë dhe shërbimeve që ajo u ofron qytetarëve për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Eksperienca e fituar në vitet e vështira të tranzicionit dhe nga ndihma e pakursyer e homologëve tanë nga e gjithë bota demokratike, për transformimin e policisë shqiptare në një shërbim publik, na ka bërë të vetdijëshëm se ashtu si qeverisja e çdo shoqërie në tranzicion, edhe policia nuk e gëzon ende shkallën e mjaftueshme të mirëbesimit publik, që shërben si kusht bazë për ushtrimin normal të funksioneve dhe detyrave. Para se të ecet përgjatë shtigjeve të kuptimit dhe trajtimit të rolit të policisë në një shoqëri demokratike, është e arsyeshme të shtrohet një pyetje që kërkon përgjigje nga çdo lexues: "nëse, si qytetar apo si punonjës i policisë, kemi dyshime për një rast kriminal, a e kemi besimin e duhur për t'ia raportuar policisë me saktësi e plotësisht atë që po ndodh dhe që ju apo të tjerët jeni duke bërë e duke thënë?" Nëse përgjigja është "Jo", dhe në mjaft raste kështu ndodh, atëherë fillon të kuptohet se roli i policisë në një shoqëri demokratike është sa kompleks, aq edhe kontradiktor. Pse duhet policia? Çfarë bën e si vepron ajo? Cili është problemi dhe çështja që diskutohet më shumë rreth policisë në një shoqëri demokratike? Kush është më e rëndësishme: Ajo çfarë bën policia apo mënyra se si i kryen detyrat e saj? Cilat janë problemet që e bashkëshoqërojnë? Si ka ndryshuar dhe si reflekton policia ndaj faktorëve dhe aktorëve të ndryshëm socialë? Si mund të bëhet e përshtatëshme qëpolicia tëfunksionojë dhe tëjetë e dobishme në një shoqëri demokratike? Cilat janë përgjegjësitë e policisë dhe të qytetarëve, përballë njeri tjetrit? Si arrihet që qytetarët dhe policia të bashkëpunojnë me njeri tjetrin, për të krijuar një mjedis social të lirë nga krimi dhe nga çrregullimi? Këto dhe pyetje të tjera, përbëjnë disa nga çështjet e diskutuara më fort rreth rolit të policisë në shoqërinë demokratike, si në fushën e teorisë, ashtu edhe në atë të praktikave të policimit modern. Në kreun e parë parashtrohet informacion i përgjithshëm rreth termit "Polici", veçanarisht për misionin, parimet, detyrat institucionale dhe rolin e saj në shoqërinë demokratike. Lidhur ngushtë me këtë rol, jepen strategji dhe alternativa të ndryshme të bashkëpunimit e ndryshimit, veçanarisht për policimin e orientuar tek komuniteti dhe rrugët e aplikimit të kësaj filozofie e praktike të re të policimit. | Contents note: | Policia në shoqërinë demokratike; Shërbimet e policisë ndaj qytetarëve; Sjellja me qytetarët dhe përdorimi i fuqisë shtrënguese; Kontrolli mbi policinë; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15354 |
|