Title : | Maqedonia në darën e krizave | Material Type: | printed text | Authors: | Ylber Lili, Author | Publisher: | Tetovë : Tringa Desing | Publication Date: | 2009 | Pagination: | 375 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-6-08-211009-7 | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Ethnic relations Macedonia Ohrid Convenant - Political goverments - Macedonia Politics and government
| Class number: | 323.1 | Abstract: | Maqedonia, aty rreth vitit 1945, iu bashkëngjit për herë të parë hartës politike të Ballkanit, si krijesë e komuni-zmit jugosllav. Si të thuash, u sajua një shtet me gjuhë e shkrim të konvertuar nga bullgarishtja, me fe të katapultuar me kishën serbe dhe emër që pas viteve '90 çalltisi grekët. Kur u pavarësua Maqedonia, politikanët e saj s'patën strategji për të ndërtuar shtetin identitar, anti-kitetin nuk e zuri askush në gojë. Modeli i shtetbërjes ishte tipik jugosllav, ndërsa ai i qeverisjes identik model serb. Në këtë kuptim, hierarkia shtetërore, qeveritare, kulturore, fetare përgjithësisht diktohej nga Beogradi. Tek-tuk shteti shëmtaq bënte makiazh duke e stolisur të tjerët me vello demokratike. Gjithsesi, ai vazhdon të mbetet sot e gjithë ditën, shtet në dështim. Kasta politike maqedonase e cila në mënyrë homogjene ka absolutizuar pushtetet e saj, po ia kthen këmbët përpjetë shtetit. Nga ana tjetër, elitat janë ndarë në dysh, pjesërisht me ide serbe e të tjerë me shpirt bullgar, ato vazhdojnë të penetrojnë në këtë qerthull ball-kanik në kërkim të identitetit pa kauzë. Me shkërmoqjen e perandorisë jugosllave, maqedonasit mbe-tën duarthatë, pa trashëgimi, të hapërdarë dhe pa kauzë identitare. Parë nga ky rrafsh, ngjarjet e pas viteve të rënies së komunizmit e gje-tën elitën politike maqedonase pa ide dhe strategji për të ndërtuar një koncept modern për shtetin. Kësodore, shtetformimi dhe koncepti i qeverisë u bazuan në modelin serbo-jugosllav. | Contents note: | Lili i shqetëson të shqetësueshmit; Postscriptum për librin Maqedonia në darën e krizave; Parathënie; Dy fjalë për lexuesit; Koncepti i shtetit maqedonas, fiksion serbo-jugosllav; Kontestimi i etnocentrizmit; "Enigmat" e konfliktit dhe Marrëveshja e Ohrit; Pasojat e një konflikti; Maqëdonia, zhgënjimi dhe pezullia e kapaciteteve politike; Fragmentarizmi politik shqiptar; Telashet me emrin dhe kombin maqedonas; Testimi i lidershipit politik në Maqedoni; Shpërputhja e konceptit të shtetit me realitetin multietnik; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15315 |
|  |