Abstract: | Ky tekst është hartuar në bazë të plan-programit ekzistues për lëndën Matematika III për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike-Departamenti i Kompjuterikës. Për ate në rend të parë u dedikohet studentëve të këtij fakulteti, ndërsa mund tëju shërbejë edhe studentëve tëfakulteteve tjera në të cilat dëgjohet ky kurs I matematikës. Teksti është i ndarë në nëntë kapituj. Çdo kapitull përmban një numër të konsiderueshëm të shembujve dhe detyrave të zgjidhura. Në fund të çdo kapitulli janë paraqitur disa ushtrime dhe probleme të pazgjidhura me anë të cilëve synohet që lexuesit të përvetësojnë sa më mirë materialin teorik, si dhe të aftësohen për zbatimin praktik të tij. Nga ana përmbajtsore, teksti mund të ndahet në tri pjesë: "Matematika Diskrete ", "Seritë Furie " dhe "Teoria e probabilitetit". Pjesa e "matematikës diskrete" përmban shtatë kapitujt e parë: logjikën matematike, bashkësitë, relacionet, funksionet, strukturat algjebrike, grafet dhe drunjt. Në këtë pjesë, në çdo kapitull, ka shembuj ose detyra të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me zbatimin e asaj lëmie në inxhinieri. Pjesa e "serive Furie"përmban kapitullin e tetë. Dukepasurparasysh faktin se ky tekst, kryesisht u dedikohet studentëve të fakulteteve inxhinierike, seritë Furiejanë paraqitur edhe nëformë të amplitudës dhefazës. Pjesa e "teorisë së probabilitetit" përmban kapitullin e nëntë. Aspekti më i rëndësishëm i këtij kapitulli është se, modelet dhe metodat e paraqitura synojnë në zhvillimin e intuitës së lexuesit që mundëson të kuptohet e të formalizohet situata probabilitare. Gjatë hartimit të këtij teksti jam mbështetur në një literaturë të gjerë e cila është paraqitur nëfund të tekstit. Autori në mënyrë të veçantë i falënderon recensentët prof. Dr. Abdullah Zejnullahu, prof. Dr. Dervish Kamberi dhe prof.asc. Dr.Lule Ahmedi të cilët me sugjerimert dhe vërejtjet e tyre kontribuan që teksti të jetë më i kompletuar. Falenderoj edheprof. Mendi Doko, profesor në Fakultetin e Inxjinierisë Mekanike, i cili e ka lexuar një pjesë të dorëshlmmit dhe ka kontrolluar zgjidhjen e detyrave. Mirëpres vërejtje, konstatime dhe propozime edhe nga lexuesit dhe do t 'u jem mirënjohëst. |