Abstract: | Libri me titull "Kriteret e Mastrihtit - Unioni ekonomik dhe monetar" i autorit Dr.Agim Mamuti shtjellon një temë mjaft aktuale, e cila është e një rëndësie të veçantë për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, e më pas edhe në UEM. Në këto korniza, autori analizon procesin e përshtatjes së rregullativës vendase me direktivat e BE-së, si dhe përmbushjen e disa kritereve të veçanta për aderim në UEM. Autori e ka pregatitur librin nga ana metodologjike në mënyrë korrekte dhe plotësisht ka arritur që përmbajtja t'i përfshin të gjitha çështjet relevante nga kjo lëmi. Gjithashtu, ka konsultuar literaturë relevante vendore dhe të huajë. Janë bërë disa analiza dhe modele analitike dhe empirike, janë marrë specifikat e vendeve para-aderuese për BE, vendet e mëparshme të tranzicionit, me qasje të veçantë ndaj gjendjeve në Maqedoni, me të gjitha specifikat e sajë monetare dhe makroekonomike. Sfida kryesore për Dr.Agim Mamuti ka qenë që të hulumtojë se si më së miri të vendoset politika monetare me qëllim që të kontribuojë drejt procesit ervrointegrues, me akcent të veçantë në përmbushjen e "kritereve të konvergjencës" për aderim në UEM. Ky libër shquhet me qasjen bashkëkohore, aktuele, origjinale dhe interesante mbi çështjen e definuar për hulumtim. Konsiderojë se libri "Kriteret e Mastrihtit -- Unioni ekonomik dhe monetar", për rëndësinë që ka do të ngjallë interes jo vetëm tek punëtorët bankarë dhe bankat komerciale, mirëpo edhe tek të gjithë pjesëmarrësit e tregjeve financiare dhe qarqeve akademike. |