Abstract: | Misioni i Universiteteve, si institucione të arsimit të lartë, mbështetet në një përkufizim që rrjedh nga fjala "univers". Zhvillimi shoqëror dhe paqja në botë janë të lidhura ngushtësisht me dijen njerëzore. Në këtë epokë të informacionit, dija, e cila përhapet gjithandej pa njohur kufij, përbën edhe thesarin më të çmuar për çdo shoqëri. Prodhimi dhe përhapja e dijes së vërtetë është gjithashtu mjaft e rëndësishme për të ardhmen e njerëzimit. Për këtë arsye, universitetet mbartin një përgjegjësi mjaft të madhe në lidhje me jetën njerëzore. Përveç mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, universitetet kanë marrë përsipër edhe detyrën e dhënies së kontributit për zhvillimin shoqëror dhe pikërisht kësaj detyre, Universiteti Epoka i kushton një rëndësi të veçantë. Gjatë gjithë historisë botërore, njërëzit kanë jetuar së bashku duke themeluar qytetërime nga më të larmishmet. Për të kuptuar më mirë të sotmen, ne duhet të njohim të shkuarën. Në këtë kuadër, studimi i ndërtimeve tradicionale dhe përkujtimi i peisazhit urban në qytetet shqiptare mbart një rëndësi të madhe. Në këtë punim të përgatitur në formën e një albumi janë dhënë shembuj të ndërtimeve në disa qytete shqiptare, ku mund të hasen madje edhe fotografi të 150 viteve më parë. Në album janë përdorur fotografi, e drejta e autorit e të cilave është siguruar nga Fototeka Marabi. Në emër të grupit të punës që u mor me realizimin e albumit që keni në dorë, dëshiroj të shpreh falenderimet më të sinqerta për Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferaj, për të gj ithë mbështetj en e pakursyer që na ka ofruar për realizimin e këtij projekti. Burimi kryesor i përdorur për këtë album është fondi mjaft i pasur i Fototekës Marubi dhe në këtë kontekst, shprehim vlerësimin për mbështetjen e dhënë edhe nga zj. Semiha Osmani, Drejtore e kësaj Fototeke. |