Abstract: | Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara 1244 e datës 10 qershor 1999 anuloi dy gjendje: Republikën e Kosovës të shpallur në Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990 si dhe pushtimin policor-ushtarak të Beogradit, të bërë me 23 mars të vitit 1989 kur Serbia me dhunë kishte anuluar autonominë e Kosovës nga kushtetuta e vitit 1974, që me të drejtë nga Shqiptarët ishte konsideruar ripushtim i Kosovës, i katërti me radhë gjatë shekullit XIX (i pari në vitin 1912, i dyti në vitin 1918, i treti në vitin 1944). Me këtë rezolutë Kosova u vu nën protektoratin ndërkombëtar, gjendje kjo që do të marrë fund më 17 shkurt të vitit 2008, kur organet e zgjedhura të Kosovës, të dala nga Korniza e Përkohshme Kushtetuese, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, pra me Perëndimin, do ta shpa-11 in Kosovën shtet të pavarur. Kjo pa mëdyshje paraqet një fitore të madhe historike, sepse këtë herë do të realizohet e drejta për vetë-vendosje, të cilën Shqiptarët e kanë pasur përherë, por që u ka munguar partneriteti me Perëndimin për ta vendosur atë. Do të jetë politika e fundviteve të tetëdhjeta dhe e viteve të nëntëdhjeta, me konkretisht ajo që do të dalë nga 23 dhjetori i vitit 1989 kur do të themelohet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila do të krijojë rrethanat për këtë partneritet me Perëndimin. Në këtë drejtim roli i dr. Ibrahim Rugovës është historik. Shikuar nga aspekti politik protektorati ndërkombëtar ishte i do-bishëm madje për rrethanat edhe i domosdoshëm, sepse hoqi një pushtues, i cili ishte në rrugë e sipër, që me mjetet e luftës të kryente gjenocid ndaj Shqiptarëve. Megjithatë ky zhvillim nuk përjashton proceset historike nëpër të cilat ka kaluara Kosova nga okupimi serb i vitit 1912 e tutje, e as realitetet shoqërore dhe politike me të cilat janë ballafaquar Shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera të ish Jugosllavisë, veçmas në fazën e fundit të shpërbërjes së këtij shteti, kur pas rrënimit me dhunë të autonomisë dhe ripushtimit të Kosovës nga Serbia, që bëhej në emër të gjoja "uniteti të Serbisë", deputetet e Parlamentit të Kosovës, më 2 korrik 1990, me Deklaratën Kushtetuese kishin deklaruar shkëputjen e Kosovës nga pushtimi serb, ndërkohë që Kuvendit i Kosovës në mbledhjen..... |