Abstract: | Nëse mund të pranohet vlerësimi se Perandoria Osmane për shumëçka paraqet vazhdimin e Bizantit, por me një komponentë tjetër qytetëruese çfarë ishte islamizmi, shtrirja e të cilit në formën osmane nënkuptonte edhe tolerancë ndaj besimeve të tjera, atëherë mund të thuhet se, kjo nuk ka të bëjë gjithaq me atë që të vazhdohej aty ku kishte mbetur Bizanti, por me një ndërlidhje të natyrshme pikërisht ku kishte dështuar ai, siç ishte heqja dorë nga konceptet e universalizmit botëror dhe qytetërimin perëndiraor, të cilat kishin filluar të anashkaloheshin që nga koha e perandorit Heraklit e tutje, kur ai në vend se popujve barbarë (Sllavëve dhe Avarëve), të cilët sfidonin vazhdimisht perandorinë me depërtimet rrënuese nga veriu, t'ua impononte rendin dhe ligjin peran-dorak, që e kishin vendosur perandorët me prejardhje ilire-dardane (Diokleciani, Konstadini i Madh dhe Justiniani), u kishte lejuar që të përfshihen në qeverisje të vendit me strukturat e tyre barbare, të cilat, të shumtën, me kohë do të kthehen në formacione "autonome" ose kundër rendit perandorak, siç ishin fillimisht ato të Bullgarëve e më vonë edhe të Sllavëve, që do t'ua hapin udhën shthurjeve të brendshme, të cilat, një ditë do të çojnë edhe te shpërbërja e saj. Kjo kthesë prapa, pra kur ideja e kozmopolitizmit, pak nga pak, do të zvetënohet nga mentaliteti lindor, bartës kryesor të të cilit ishin Sllavët me popujt e tjerë barbarë, Ilirikun e kishte kthyer në Ballkan, ndërsa vizionet e saj universale do të zëvendësohen me ato të ndarjes fatale Perëndim-Lindje, prej nga pastaj do të tërhiqet ajo vija e ndeshjes së qytetërimeve, me pasoja të rënda për civilizimin perëndimor. Në rrethanat e reja, pra të shfaqjes së Osmanëve, Sllavët e Jugut jo rastësisht do të kthehen në aleatë të parë dhe më të besueshëm të tyre, ndërkohë që Arbrit dhe Hungarezët dhe popujt e tjerë perëndimorë, në armiq kryesorë të tyre. |