Abstract: | Qëllimi i këtij libri është të japë një burim përmbledhës, por gjithëpërfshirës për ata që futen në karrierën ndërkombëtare dhe veçanërisht në atë diplomatike. Ai është rishikuar me ndihmën e diplomatëve nga shumë vende dhe nga përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të cilëve iu detyrohem të gjithëve për mirësinë e treguar dhe ndihmesën e dhënë. Do të doja t'u shprehja vlerësimin tim të veçantë Profesor Stanley Martin, CVO, Profesor Maurice Mendelson, Q.C., Marcel Boisard, Milan Jacobec, Annabeth Rosenborn, Henriette Feltham dhe Alsion Nicol, administrator i Programit të Shërbimit me Jashtë të Universitetit të Oksfordit dhe mbi të gjitha, atyre diplomatëve, të cilët pata privilegjin t'u jepja mësim gjatë dyzet viteve të fundit; ata më kanë dhënë frymëzim, entuziazëm dhe miqësi dhe në sajë të shoqërisë së tyre, unë jam më i përfituari. Do të doja ta shfrytëzoj këtë rast për të vënë në dukje edhe faktin se fjala 'diplomat', në gjuhën angleze, mund të jetë ose e gjinisë mashkullore, ose femërore, ndaj nëse në ndonjë në ndonjë pjesë të tekstit ajo pasohet nga një përemër vetor mashkullor, kjo bëhet vetëm për të shmangur monotoninë e 'ai/ajo': pra, nuk synon të ketë ndonjë domethënie tjetër. |