Abstract: | Që nga kohët e lashta e shekuj më parë, Xhepçishti po bën jehonë në historinë e tij. Rrugëtimi i Xhepçistave ka mbetur nën hije, por jo me vunllnetin e tyre, ndonëse kanë patur çka të tregojnë për historinë, zhvillimin, përballjet me problemet, të nxjerrin në dritë personalitete dhe ngjarje që kanë lënë gjurmë në ndërtimin e tij. Dhe ky ka qenë një udhëtim historik, me fillime shumë të hershme, por që nisi hovshëm nga viti 1450, kur mesjeta ishte kah perëndimi i saj. Një kthim në kohë do të thoja, sa për të konkluduar: Hidhe të kaluarën prapa, shiko përpara Xhepçisht! Përpjekja ime në këtë libër për të prezentuar para opinionit, është e karakterit inicial, nuk është gjithëpërfshirës; kjo është një kronikë apo skicë për biografi për të nxitur studime të tjera më të thelluara. Në këtë libër, lexuesi do të gjejë të dhëna nga më të ndry-shmet, me vlera shoqërore, politike, ekonomike, arsimore, fetare e të tjera, për Xhepçishtin dhe banorët e tij. Për këtë arsye libri, në radhë të parë, u kushtohet xhepçishtasëve, brezit të ri, atyre që bëhen protagonistë të transformimeve në vend. Libri vë në pah përditshmërinë e Xhepçishtit, baticat dhe zbaticat e jetës, personalitete dhe ngjarje, historinë dhe gjeografmë nëpër vite, proceset që lëvizin ose vendnumërojnë, sfidat dhe barrierat, vlerat dhe zhvillimet dhe si do të jetë e nesërmja e Tij. Para se të përfundoj këtë fjalë hyrëse, gjejë rastin të falenderoj të gjithë ata që më nxitën për të shkruar këtë libër, si një detyrim i imi, por edhe si një tregues të dashurisë që e kam për Xhepçishtin. Njëherit dua të falenderoj ata që më ndihmuan në qartësimin e të dhënave për ngjarje e personazhe, me çka libri fitoi në cilësi. |