Title : | Kriminalistika : zbulimi dhe të provuarit e krimit | Material Type: | printed text | Authors: | Vesel Latifi, Author | Edition statement: | 7th edition | Publisher: | Prishtinë : Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik | Publication Date: | 2011 | Pagination: | 599 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-995-10-0136-6 | General note: | Includes index
Includes bibliographical references | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Criminology
| Class number: | 364.98 | Abstract: | Dr.sc.Vesel Latifi është i lindur më 1 nëntor 1942 në Zajçec të Dardanës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i ka kryer në Prishtinë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1967. Provimin e judikaturës e ka dhënë më 1968, kur është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës komunale në Podujevë. Më 1970 zgjedhet gjyqtar i Gjykatës komunale në Prishtinë. Në fund të këtij viti punësohet si inspektor i lartë për luftimin e delikuencës së të miturve në Sekretariatin Krahinor të punëve të brendshme. Si inspekior i lartë për luftimin e kriminalitetit, prej vitit shkollor 1972/73 deri më 1975/76, ka mbajtur ligjërata nga lënda "Kriminalistika"në Qendrën arsimore për punë të brendshme dhe vetëmbrojtje shoqërore në Vushtrri. Në vitin 1977 magjistroi në Fakultetin Juridik të Universitetittë Lubj'anës. Në vitin 1977 u zgjodh ligjërues për lëndën Kriminalistika, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Pa ndërprerje të mësimdhënies në fakultet, ka filluar punën e sekretarit të sekretariatit komunal të punëve të brendshme të Prishtinës. Në vitin 1982 u emërua sekretar krahinor i juidikaturës. Më 2 qershor të vitit 1982 u zgjodh profesor inordinar dhe në vitin 1987 u zgjodh profesor ordinar (profesor i rregullt) në lëndënmësimore"Kriminalistika". Gjatë studimeve, si aktivist është zgjedhur kryetar i Këshillit koordinues i Lidhjes së studentëve të shkollave të larta dhe fakuiteteve të Kosovës për punë të Kryqit të Kuq. Disa mandate ka qenë kryetar i Lidhjes kundër alkoolizmit, nikotinizmit dhe narkomanisë së Kosovës, kryetar i Kryesisë i Lidhjes së organizatave kundër alkoolizmit, nikotinizmit dhe narkomanisë në ish Jugosllavi. Ka qenë anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Kryqit të Kuq të Prishtinës, anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Kryesisë së Kryqit të kuq të Kosovës. Ka qenë anëtar i Shoqatës të Penologëve të Kosovës, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së defektologëve të Kosovës. Ka marrë pjesë në shumë tubime, këshillime dhe simpoziume shkencore nga lëmi e shkencave juridike-penale dhe për problemet e zbulimit dhe të luftimit të kriminalitetit. Në vitin 1978, ka qenë delegat në Mbledhjen e Përgjithshme të Kuvendit të INTERPOL-it në Paris. Në vitin 1983 ka mbajtur ligjërata, si profesor vizitor, në Fakultetin Juridik të Universitetif'Fridrich Schiller"në Jenë të Gjermanisë. Përveç punës së arsimtarit në Fakultetin Juridik ai ka kryer edhe detyra të tjera: Disa vite ka qenë bashkëpunëtor profesional i Institutit për Kërkime Shoqërore dhe Juridike të Fakultetit Juridik të Prishtinës e një mandat (1981 -1982) ka qene kryetar i Këshillit të Institutit për Kërkime Shoqërore dhe Juridike, kryeredaktor i revistës "E Drejta", shef i Katedrës së shkencave juridike-penale, anëtar i Drejtorisë për studime pasuniversitare. Ka qenë anëtar i Komisionit Teknik Këshillëdhënës për Gjyqësinë dhe Prokurorinë të Administratorit të Përkohshëm të OKB për Kosovën gjatë vitit 1999-2000, Anëtar i Komisionit për hartimin e Ligjit kundër korrupsionit (2004). Është anëtar i kryesisë të Lidhjes së Juristëve të Kosovës. Ka qenë anëtar i Këshillit Gjyqësor-Prokurorial të Kosovës (2005-2006). Prej vitit 2007 deri më 2009 ishte Kryetar i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës (i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës). Përveç lëndës Kriminalistika ka ligjëruar edhe lëndën Politika kriminale në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Nga viti shkollor 2003/2004 ka mbajtur ligjërata në lëndën "Edukimi i fëmijëve me sjellje deviante"në Fakultetin filozofik. Në studimet master të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ligjëron lëndët: Kriminalistika II, Taktika kriminalistike II, në drejtimin Juridiko-penal dhe lëndën "Rendi dhe Siguria Publike" në drejtimin Kushtetues-administrativ. Dr.Latifi ishte profesor me honorar në Fakultetin Juridik të Universltetit Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Administratës Publike të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në lëndët Kriminalistika, taktika kriminalistike. Është I angazhuar në mësimdhënie të lëndëve"Kriminalistika" dhe"Politika Kriminale"në studimet e magjistraturës. Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, ligjëron lëndët Kriminalistika, E drejta Penale për të Mitur në studimet e rregullta, kurse në studimet pasdiplomike të drejtimit penal dhe të sigurisë, lëndët Policia Ndërkombëtare, Krimi i Organizuar, Kriminalistika dhe teknika kriminalistike etj. Nga viti 1983/84 ai mban mësim dhe konsultime edhe në studimet pasuniversitare për gradat shkencore-profesionale magjistër dhe doktor i shkencave juridiko-penale në lëndët e shkencave të kriminalistikës dhe deri më tani si mentor ka ndihmuar dhe përcjellë shumë kandidatë në hartimin e punimeve të magjistraturës, masterit dhe të doktoratës. Në Universitetin AAB-RIINVEST në Prishtinë ka ligjëruar lëndët: Kriminalistika, Politika kriminale, Terrorizmi. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume, konferenca dhe këshillime shkencore dhe profesionale, ndërkombëtare dhe të vendit, në fushën e shkencave juridike penale dhe luftimin e kriminalitetit (krimit të organizuar, korrupsionit, delikuencës së të miturve, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, krimet e luftës,në fushën e kompetencave dhe rolit të policisë, dhe organeve të dre-jtësisë, etj.). Dr.Latifi është autor i rreth 60 punimeve shkencore dhe protesionale nga lëmi I kriminalistikës dhe ai penal. Botoi shumë monografi, studime dhe punime nga fusha juridike penale, ndër të cilat: "KRIMINALISTIKA E DELIKUENCËS SË TË MITURVE" Prishtinë, 1985,( 343 faqe); "KRIMINALITETI I TË RINJVE NË KOSOVË'", Prishtinë, 1980 (170 faqe);KRIMINALISTIKA",1984,Prishtinë,(faqe212);,Vushtrri,;"POLITIKA KRIMINALE"(Ligjërata të autorizuara ribotim),Prishtinë,2008(ribotim),(287faqe);"KRIMINALISTIKA"- Zbulimi dhe të provuarit e krimit. Tekst universitar, Prishtinë, 2009, (Botim i gjashtë i plotësuar dhe i përmirësuar), 446 faqe;"TAKTIKA KRIMINALISTIKE" Tekst universitar, 2001, Prishtinë, (263 faqe) Prishtinë.Eshtë laureat i i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve, si Shpërblimit të Dhjetorit të Kosovës, për kontributin e tij në shkencë (1985) etj. | Contents note: | Njohuri të përgjitshme mbi kriminalistikën; Shkenca e kriminalistikës në luftimin e kriminalitetit; Bazat shkencore të midentifikimit kriminalistik; Kuptimi bazat shkencore dhe sistemi i taktikës kriminalistike; Taktika e marjes së masave operative; Metoda indiciale e e zbulimit dhe e hetimit të veprave penale; Metodat e zbulimit të veprave penale me ndihmën e indicjeve; Ngritja e versioneve hetimore; Patrullimi, vëzhgimi, prita dhe racia; Veprimtaria e gjurmimit; Identifikimi i personit në bazë të erës; Qentë në shërbim të zbulimit të krzesit të veprës penale; Taktika e zbatimit të masës së arestit; taktika e ballafaqimit; Taktika e zbulimit dhe e shfrytëzimit të marrëveshjeve; Bazat psikologjike të pyetjes;Taktika e pyetjes së të pandehurit; Taktika e pyetjes së dëshmitarit qëllimmirë; Taktika e pyetjes së fëmijëve dhe të miturve; Simulimi dhe zbulimi i tij; Taktika eidentifikimit me njohjen e personave, kufomave dhe të sendeve; Taktika e këqyrjes se vendit të ngjarjes; Kuptimi i vendit të ngjarjes dhe detyrat e këqyrjes; Përgatitja për këqyrjen e vendit të ngjarjes; Taktika e këqyrjes së vendit të ngjarjes; Eksperimenti kriminalistik; Ekspertimi kriminalistik; Metodika e zbulimitdhe e sqarimit të kontrabandës dhe krimit të organizuar; Metodika e zbulimit të terrorizmit; Metodika ezbulimitdhe të provuarit të krimeve të luftës; Metodika e zbulimit'dhe e sqarimit'të vrasjes; Metodika e zbulimit të zjarreve me natyrë kriminale dhe eksplozioneve; Metodika e sqarimit të zjarreve me natyrë kriminale; Metodika e zbulimitdhe e sqarimit të falsifikimit të dokumenteve, monedha ve dhe letraveme vlerë; Metodika e zbulimit të krimeve seksuale; Metodika e zbulimit të vjedhjeve; Kuptimi i vjedhjeve; Metodika e zbulimit dhe e sqarimit të kriminalitetit ekonomik; Metodika e zbulimit dhe e sqarimit të kriminalitetit ekologjik; Metodika e zbvlimitdhe e sqarimit të kriminalitetit kompjuterik; Njohuritë përgjithshme mbi teknikën kriminalistike; Teknika regjistruese krimnalistike; Bazate fotografisë kriminalistike; Studimi mbi gjurmët; Gjurmëte gishtave; Gjurmëte këmbëve të njeriut; Gjurmët e gjakut dhe të spermës; Gjurmët e veglave të thyerjes dhe të mjeteve të transportit; Studimi mbi armët e zjarrit; Mikrogjurmët; Kuptimi dhe rëndësia kriminalistike e mikrogjurmëve; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15205 |
|  |