Abstract: | Në njërin nga fshatrat e Anadollit ishte një burrë shumë i varfër qëjetonte me bujqësi e me argatëri, që e quanin Јunus. Një vit u bë thatësirë. Varfëria e Јunusit arriti kulmin. Më në fund, mendoi të shkonte për të kërkuar ndihmë te Haxhi Bektashi, për të cilin kishte dëgjuar se bënte parashikime mrekullore dhe shumë të mira. Ngarkoi mbi kafshë pak mushmolla dhe shkoi në teqe. Ndërsa po ia puthte këmbët prijësit shpirtëror, ia dha dhuratën dhe i kërkoi pak grurë. Duke e trajtuar me mirësi dhe bujari, Haxhi Bektashi e mbajti disa ditë si mik në teqe. Por Junusi nxitohej të kthehej. Dervishët i treguan Piritpër nxitim'm e Junusit. Aipyeti: "A kërkon grurë, apo favor, lartësim shpirtëmr?" Dhe u tha dervishëve ta pyesnin dhe të merrnin përgjigjen e tij. Junusi i paditur e i pashkujdesur ndaj anës shpirtërore, kërkoi grurë. Pasi e dëgjoi përgjigjen e Junusit, Haxhi Bektashi i çoi fjalë përsëri: "Po deshi, ta fryj aq herë sa numri i atyre mushmollave!" Porjunusi vazhdoi të ngulte këmbë për grurë. Prandaj Haxhi Bektashi i çoi fjalë për të tretën herë: "Po deshi, ta bekoj sa numri i bërthamave (të mushmollave)!" Meqëjunusi vazhdoi të ngulte këmbë në kërkesën për grurë, dervishët i dhanë grurin që kërkonte. Junusi u largua nga teqja. Mirëpo gjatë rrugës e kuptoi se ç'gabim të madh kishte bërë dhe u pendua. U kthye pas dhe, kur arriti në teqe, e k pohoi gabimin. Atëherë, Haxhi Bektashi i tha se drynin e tij ia kishte dhënë Taptuk Emresë; po të donte, le të shkonte tek ai. Junusi vrapoi menjëherë për në teqen e Taptukut dhe ia tregoi ç'i kishin rënë në krye. Taptuku e pranoi dhe e caktoi si drubartës së teqes. Junusi e kreu atë punë për dyzet vjet me radhë, por kurrë nuk çoi në teqe dru të njomë apo të shtrembër. Pas shumë e shumë vitesh nga dita qëjunusi shkeli këmbë për herë të parë në teqen e Taptukut, aty u ngrit një kuvend. Në kuvend, Junusi ndodhej pranë shehut të vet. Në kuvend merrte pjesë edhe një bard i njohur himnesh fetare, i quajtur)unus Cajendë. Cjatë kuvendit, Taptuk Emre u entuziazmua. Ai i bëri zëjunus Cajendesë: "Na është ngritur zemra peshë, eja, na këndo edhe ti diçka!" Dhe megjithëse ia përsëriti disa herë kërkesën, junus Gajende s'nxori dot zë! Më në fund, duke u kthyer nga drubartësi Junus, i tha: "Eja, më në fund të erdhi dita, t'u hap dryni! Fjala e Haxhi Bektashit shkoi në vend! Na këndo, mos rri!" Atëherë, Junusit iu gris perdja, iu hap dryni dhe nisi të recitojë poezi me kuptim të thellë e të këndojë ilahi... |