Abstract: | Ishte hera e parë që kaloja kufirin e Kosovës në drejtim të viseve shqiptare në Maqedoni. Krahas një ndjenje të veçantë lehtësimi, ishte vërtet e trishtueshme, ndërsa mendoja se, në dy anët e atij trari që ngrihej e ulej vazhdimisht flitej e njëjta gjuhë dhe ishin njerëz të një gjaku, kur asgjë nuk ndryshonte, ku gjithçka përreth nuk ishte në të vërtetë, asgjë tjetër, veçse vazhdimi i asaj që porsa kishe lënë pas. Kodrat, rrafshinat njëra pas tjetrës, pyjet që kishin filluar të rizgjoheshin, ose, si i thoshin në qytetin tim të lindjes, “moti kishte filluar të kthehej për së mbari”, sepse ishte fillimi i pranverës; shpatet e maleve ku ende dukeshin gjurmët
e dëbornave, dhe në fund të fundit, nuk ishte ndryshe as përshëndetja “ju qoftë rruga e mbarë”. |