Title : | Thellësia strategjike : pozita nërkombëtare e Turqisë | Other title : | Stratejik derinlik : Türkiye’nin uluslararası konumu | Material Type: | printed text | Authors: | Ahmet Davutogllu, Author ; Mithat Hoxha, Translator | Publisher: | Shkup : Logos-A | Publication Date: | 2010 | Series: | Lexo | Pagination: | 684 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-9989-583-59-9 | General note: | Includes index (p.669-684) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Turkish (tur) | Descriptors: | Geopolitics Turkey - Foreign relations
| Class number: | 327.561 | Abstract: | Aspekti më i vështirë i veprimtarisë për ta përcaktuar dhe rivlerësuar pozitën strategjike të Turqisë pas Luftës së Ftohtë, është se përbën përpjekjen për ta kuptuar pozitën e një struk-ture jashtëzakonisht dinamike brenda një mjedisi gjithashtu jashtëzakonisht dinamik. Turqia e cila është duke përjetuar transformimet mbase më të rëndësishme të historisë, po rifor-mohet brenda rvjë mjedisi ndërkombëtar që gjithashtu është skenë mbase e transformimit' më intensiv të historisë. Procesi dinamik që ka nxjerrë në shesh kjo, i bën pjesë të një veprimta-rie mendore jashtëzakonisht intensive secilën një nga një dhe të gjitha si një e tërë, etapat përshkruese, shpjeguese, kuptuese, kuptimdhënëse dhe orientuese që i kemi përkufizuar si të tilla në kapitullin hyrës të kësaj vepre. Edhe veçantitë që, përkundër tërë këtyre vështirësive të ashpra metodologjike, do ta bënin të ndryshme nga të tjerat një analizë strategjike, konsekuente për nga këndvështrimi logjik, domethënëse brenda njohjes dhe përjetimit kohë-hapësirë, si dhe të vlefshme për nga këndvështrimi koniunktural, shtrihen në organizmin e brendshëm të vetë këtyre vështirësive. Përku-fizimi i pozitës së një strukture stabile brenda një mjedisi statik, mund të realizohet edhe me një veprimtari mentale sipërfaqëso-re. Analiza të tilla përbëjnë fushë vlefshmërie të kufizuar më shumë me periudha kur vepron stabiliteti koniunktural. Kurse konceptualizimet strategjike që do të ishin mbetëse për sa i për-ket ndikimit historik, fitojnë rëndësi në periudhat kalimtare të krizave kur përjetohen transformime dinamike. Sot, më shumë se çdo gjë tjetër, ka nevojë për korniza analizash strategjike që do f i sillnin të ardhmes së vendit këndvështrime alternative. Edhe vepra që keni në dorë, bart në themel pretendimin të jetë një kontribut modest në këtë drejtim. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15051 |
|  |