Abstract: | Hartimin e teksteve për të drejtat e njeriut e kanë imponuar (bërë të domosdoshme): (a) gjendja e tyre në shumë vende; dhe (b) zhvillimet në botë pas Luftës së Dytë Botërore që kanë rezultuar me rritjen e madhe të kujdesit të bashkësisë ndërkombëtare për mbrojtjen e tyre. Ndryshimi që ka ndodhur në pjesën e dytë të shekullit XX bëhet më i qartë po qe se kihet parasysh se madje edhe autori i famshëm i së drejtës ndërkombëtare Oppenheim në fillim të këtij shekulli shkruante "se të ashtuquajturat të drejta të njeriut" jo vetëm që nuk gëzojnë, por nuk mund të gëzojnë asnjë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare, për shkak se kjo e drejtë merret vetëm me marrëdhëniet midis shteteve dhe nuk mund t'u japë të drejta individëve nga çka del se marrëdhëniet midis shtetit dhe shtetasve të tij rregulloheshin me të drejtën e brendshme dhe i takonin sferës ekskluzive ose kompetencës së brendshme të shteteve. Me miratimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe akteve të tjera nga lëmi i të drejtave të njeriut bëhet një hap i madh në drejtim të nxjerrjes së drejtave të njeriut nga sfera e brendshme dhe vënia e tyre nën mbrojtje ndërkombëtare. Rezultatet e arritura janë më se evidente, por ka mbetur edhe shumë për t'u bërë, për shkak se edhe sot shumë shtete rmmdohen që veprimet e veta t'i fshehin prapa sovranitetit kombëtar. Fatkeqësisht, edhe, sot në shumë shtete shkelen të drejtat e njeriut dhe janë dhjetëra shtete ku ka të burgostir politikë, ku praktikohet tortura më brutale si gjatë mesjetës dhe veprtme të tjera barbare dhe dënime të panjerëzishme, ku zhduken njerëzit, ku praktikohet skllavëria, ku ndodhin ekzekutime sumare (pa gjyq), ku ndiqen pakicat kombëtare, fetare dhe gjuhësore, ku shtypet popullsia indigjene, ku është legalizuar diskriminimi sistematik e deri te rastet e gjenocidit të haptë. Shumë nga dokumentet e përgjithshme dhe regjionale për të drejtat e njeriut luftën për të drejtat e njeriut e kanë lidhur me difuzionin dhe njohjen e tyre nga sa me shumë njerëz. Për këtë arsye, shumë prej dokumenteve kërkonin që të drejtat e njeriut të jenë lëndë mësimore, diku madje nga fëmijëria, sepse vetëm në këtë mënyrë krijohen kushtet për luftimtn e intolerancës, paragjykimeve, urrejtjes, ksenofobisë, antisemitizmit etj. |