Abstract: | Lënda "E Drejta e Policisë" ka për qëllim që të ndihmoj në realizimin jo vetëm të procesit mësimor në Fakultetin Juridik - Departamenti i Kriminalistikës, por edhe për të krijuar një bazë teorike për studentët që studiojnë kriminalistikën. Metodat e kërkimit të kësaj lënde, janë mbështetja e plotë në kushtetutën, aktet ligjore dhe nënligjore të cilat përcaktojnë kompetencat e Policisë dhe lidhur ngushtë me këtë, analiza dhe sinteza e përgjegjësive që asaj i delegohen. "E Drejta e Policisë" jep kuptimin dhe përmbajtjen e saj dhe sidomos jep konceptin e objektit të saj të studimit. Ajo trajton lidhjen me të drejtat tjera, si pjesë e së drejtës unike dhe u referohet burimeve ligjore mbi të cilat funksionon. "E Drejta e Policisë"është një koncept i përgjithshëm mbi liritë dhe të drejtat e njeriut gjatë ushtrimit të autorizimeve dhe atributeve të policisë, për sigurimin e rendit dhe të sigurisë \ qetësisë publike. Zbërthehen disa koncepte mbi policinë, misionin dhe vizionin, detyrat institucionale të saj, autorizimet policore, statusi dhe roli i policisë në shoqëri, nivelet e organizimit, parimet të cilat udhëheqin veprimtarinë e policisë, policimi në komunitet, si dhe bashkëpunimi rajonal e ndërkombëtar policor. |