Abstract: | Ky libër i kushtohet analizës të vitit të mbrashtë 1997. I botuar për herë të parë në qershor të 1997, kur Shqipëria vazhdonte të ishte ende e kredhur në anarkinë më të frikshme, ky libër nuk pretendon të shpjegojë mpleksjen e ngatërruar të politikës shqiptare të asaj periudhe. Ai synon diçka më tepër: të identifikojë, ravijëzojë e analizojë shkaqet, faktorët, forcat që sollën 1997, që sollën dështimin e periudhës së parë të tranzicionit paskomunist shqiptar duke shkaktuar një traumë nga e cila shoqëria shqiptare ende s'e ka marrë velen. I shkruar nga një prej njohësve më të mirë të Shqipërisë, autorit të veprës tanmë klasike "Kombi dhe feja në Shqipëri (1920-1944)'', ky libër mund të konsiderohet si një ndër sprovat e para serioze për të shpjeguar katastrofën e vitit 1997, kur shoqëria shqiptare u ndodh në prag të një kolapsi te plotë. |