Abstract: | Shkruar me gjithë pasionin e “Histori Dashurie” dhe forcën e “Klasës”, Erik Segali na fut në jetët e klasës së Shkollës së Mjekësisë së Harvardit të vitit 1962. Romani i tij mahnitës na shfaq zanatin e mjekëve – çfarë ndikon në sjelljen e tyre, intrigat, lëndimi… dhe dashuria. Që nga përgatitja e kyçe e pamëshirshme në shkollën e mjekësisë, përmes orëve të pafund të praktikës dhe rezidencës e deri në triumfet (e ndonjëherë tragjeditë ) e më tej, “Mjekët” na sjell të gjallë burrat dhe gratë që kërkojnë të shërojnë, po që në fillim duhet të ecin përmes zjarrit. Në zemër të romanit është marrëdhënia e paharrueshme e Barni Livingstonit dhe Laura Kastelanos, miq fëmijërie, të cilët veçmas arrijnë fama të turbulluara dhe dashuri të pakënaqshme…derisa miqësia e tyre piqet në pasion. Megjithatë, as përkushtimi ndaj njëritjetrit, as dhuntitë e tyre mjekësore mund të mos jenë të mjaftueshme për të shpëtuar të vetmen jetë që çmojnë mbi ato të gjithë të tjerëve. “Mjekët” – shpirtcopëtues, i mprehtë, frymëzues dhe kryekëput më se i vërtetë – është një përshkrim prekës që kulmon në një vrasje, një gjyq.. dhe një mrekulli. |