Abstract: | Mirë, do të tregohem i sinqertë. Ndonjëherë është e vështirë për mua të shkruaj falënderime, për arsyen e thjeshtë se jeta ime si shkrimtar është bekuar me një lloj qëndrueshmërie profesionale që më duket disi e rrallë në këtë ditë dhe moshë. Kur kujtoj romanet e mia të mëparshme dhe rilexoj falënderimet, si për shembull, tek "Mesazh në shishe" apo "Një e fshehtë në zemër", shoh emrat e njerëzve me të cilët punoj ende sot. Jo vetëm që kam pasur të njëjtin agjent letrar dhe redaktor që kur fillova të shkruaja, por kam punuar me të njëjtin publicist, agjent filmi, përfaqësues ligjor, dizenjues kopertine dhe shitës, dhe një producent ka qenë përgjegjës për tre ftga katër përshtatjet në film. Përveçse që është e mrekullueshme, më bën gjithashtu të ndihem si rekord i thyer kur vjen puna për t'i falënderuar këta njerëz. Megjithatë, secili nga ata meriton mirënjohjen time. |