Abstract: | Përfytyro të jetosh në një vend, ku gratë nuk mund të dalin nga shtëpia pa qenë të shoqëruara nga një burrë. Përfytyro të jesh e detyruar të veshësh rroba, që mbulojnë çdo centimetër katror të trupit tënd, përfshirë edhe fytyrën. Kjo është jeta në Afganistan. Kjo është jeta, ndaj së cilës ngre krye Parvana njëmbëdhjetëvjeçare, e cila tani mban çadorin dhe një ditë, shume shpejt, do t`i duhet të mbajë burkan, si e ëma dhe e motra. Po Parvana është e fortë dhe lufton për veten dhe për familjen. Pret flokët, maskohet si djalë dhe punon. Për të gjithë. Për veten. Për të ndryshuar gjërat. |