Abstract: | Ja se si pati ndodhur që t'i mbesë rajonit tonë etiketa fatalisht e pasaktë "Ballkan". Në morinë e emrave të gabuar gjeografikë të botës ky, padyshim, nuk është rasti i vetëm Por çështja është që një emërtim i këtillë krijoi një dihotomi kryekëput të padrejtë Europë-Ballkan, duke e marrë të mirëqënë pjesën e emërtuar "Ballkan" si një entitet kulturor jashtë Europe, në mos po edhe në kundërvënie ndaj saj. Ndihmohej kësisoji, qoftë edhe pa dashje, rrëmbimi real i Europës prej rajonit tonë nga ana e Perëndimit-Europë. Si mund të pranohet kjo pikërisht për rajonin ku vetë emri Europë u pat shtënë për së pari në përdorimin në kuptimin gjeografik, sikurse e gjejmë te Hesiodi, në shek. VIII p.e.s., për të shenjuar një pjesë të "Greqisë kontinentale" në kundërvënie ndaj Peleponezit dhe ishujve të Detit Egje, me të tjera fjalë, për të shenjuar trevën perëndimore të Gadishullit tonë, përfshi visin ku banojmë ne sot? A mund të pranohet, mandej, një etikëtë kaq e pasaktë për një rajon zanafillor si i yni, ku u takun greqia urfike, Traka dionisiake, Iliria pellazgjike dhe ndërhyri Roma e Krishtërimit arkaik për të përvijuar europën e mirëfilltë, jo thjesht gjeografike, por shpirtërore? Për një rajon që, falë pozicionit të tij të mbrothët dhe historisë së tij, luajti rol të pazëvendësueshëm si vatër qytetërimi dhe si ndërmjetës shkëmbimesh kulturore?
|