Abstract: | Zgjimi është çasti më i bukur i ditës. Më pas, njeriu fillon e bën llogaritë e orëve, minutave, madje dhe sekondave, për ta organizuar veten në raport me punën, familjcn, shoqërinë e më së fundmi dhe me dëshirat e tij. Prandaj zgjimi ka një rëndësi të madhe në jetën e njeriut. Ngarkesa pozitive ose negative që merr në këtë çast (kur gjumi ia lë vendin ditës dhe ëndrra realitetit) është një matës mjaft interesant, që na tregon se si do të vazhdojmë ta ndjekim ritmin e ditës. Kjo pikë takimi mban të lidhur tc djeshmen nga e sotmja, mban trashëgiminë dhe njëkohësisht të renë. Ndaj zgjimi është kaq i rëndësishëm për njeriun. Një motiv i mbetur në mendje, njc lajm i mirë në ekranin e tclevizorit, një rreze dielli mbi shtrat, dhe njeriu duket i "ndryshuar", optimist, i gatshëm të përballet me jetën, që e pret me të papriturat e veta, sapo të nxjerrë majën e këmbës në realitetin e vet. Po për një komb? Mendoni një komb që befas ka hapur sytë për të parë një realitet të ri dhe për të kuptuar atë që ka lënë pas. Joshet nga optimizmi i ditës, fillon e lëviz me shpejtësi të admirueshme, aq sa rrezikon të harrojë natën që la pas. Dhe kur, një ditë, kthen kokën, shikon se e djeshmja e ka shoqëruar në këtë zgjim"duke e shndërruar ëndrrën në gjysmëndërr dhe vetë atë në një somnambul social. |