Abstract: | Salman Rushdie është romancier, eseist, shkrimtar udhëpërshkrimesh dhe skenarist. Ai ka arritur të shquhet si mjeshtër duke u bërë i njohur që në gjallje të vet, por është edhe ndër romancierët më me peshë të fundit të shekullit XX. Ashtu si Markezi në spanjisht, Rushdie e ka marrë historinë dhe e ka bërë objekt të vetin, duke e përpunuar atë. Kështu, ai ka krijuar një zhanër të ri. Me një karrierë gati 30-vjeçare, është bëtë figura e gjallë e shkrimtarit romantik në kuptimin e vërtetë të fjalës; ai është erudit dhe me horizont të gjerë; ndihet mirë si përballë atyre që sjellin kulturën e popit dhe gjyqtarëve intelektualë të shijeve letrare, ashtu edhe përpara. kritikës së ashpër kolonialiste, qoftë politike, shoqërore apo kulturore; pavarësisht nga lidhja e tij e thellë me ngjarjet e kohës së vet, di të rrijë disi i zhvendosur nga sfera e zakonshme e ekzistencës: abstrakt, i ftohtë, i largët. Salman Rushdie ka lindur në vitin 1947 në Bombei. Është autbr i një sërë romanesh për të rritur, përfshirë "Fëmljët e mesnatës" (fituesi i çmimit Booker Prize, 1993), "Turpi" dhe "Vargjet satanike" (fituesi i çmimit VVhitbread për romanin më të mirë të vitit, 1988). Në vitin 1990 mori çmimin Writer's Guild Award për romanin "Hamni dhe Deti i Historive". |