Abstract: | Një vrasës-serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave (ABC është një guidë mjaft e përhapur në Angli, që përmban oraret e trenave që shkojnë në Londër dhe ku stacionet renditen sipas rendit alfabetik), të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja. Gjithçka fillon me Andoverin, Beksillin e më pas Çerstonin; mundësitë për ta kapur vrasësin duken shumë të pakta, deri në çastin kur ai sfidon Herkul Puaronë, i cili prish planet e tij.
|