Translation from / Desmond DinanTitle : | Historia e integrimit Europian : Ever closer union | Material Type: | printed text | Authors: | Desmond Dinan, Author ; Julia Çela, Translator | Publisher: | Tiranë : AIIS | Publication Date: | 1999 | Series: | Bibilioteka e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Historisë | Pagination: | 236 p. | Size: | 23 cm | ISBN (or other code): | 978-99956-7364--2 | Price: | 1200 lekë | General note: | Includes bibliographical references | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | European federation
| Class number: | 337.142 | Abstract: | A do të jetë Bashkimi Evropian në ndryshim të vazhdueshëm? Unë shpesh ia kam bërë këtë pyetje vetes, ndërsa përgatisja botimin e ri të librit "një bashkim gjithnjë e tnë i ngushtë". Edhe kur ky libër do të niset për në shtyp, shtetet anëtare do të jenë duke u marrë seriozisht me procesin e ratifikimit të traktatit kushtetues, një hap shumë i rëndësishëm dhe më i avancuar politikisht drejt Bashkimit Evropian. Mospranimi i traktatit nga ana e Francës dhe Holandës, nëpërmjet referendumit në pranverën e vitit 2005, si edhe vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për ta shtyrë votimin, bëri të kuptohej se do të ishte mjaft e vështirë që traktati të mund të pranohej në formën e tij aktuale. Natyrisht, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë krejt i paqartë në bazë të traktateve ekzistuese; ndërsa dështimi i dy shteteve anëtare, themeluese, për të ratifikuar traktatin e ri, ngriti çështje serioze si tjetërsimi dhe largimi i publikut nga BE-j a, si edhe mbi perspektivat për integrimin politik të mëtejshëm. Pavarësisht pengesave të ratifikimit (dështimeve), Konventa mbi të Ardhmen e Evropës dhe Konferenca ndërqeveritare, e cila i hapi rrugën traktatit kushtetues, ishin sipërmarrje mjaft të rëndësishme në historinë e BE-së. Për këtë arsye, ato janë trajtuar në Pjesën I të këtij libri. Traktati paralajmëron edhe ndryshime institucionale dhe politike, të cilat do të mund të ndodhin në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh se raundi aktual i ratifikimit nuk pati sukses. Për sa i përket rezultatit të të gjithë procesit të ratifikimit, më është dukur më me vend që çështjet, të cilat lidhen me të, të përfshihen dhe trajtohen në përgatitjen e traktatit, Pjesa 2 (institucionet) dhe 3 (politikat). Megjithëse ky është një libër voluminoz, në të nuk është përfshirë çdo fushë e politikës ose ngjarje e shënuar e BE-së. Megjithatë janë bërë përpjekje për të siguruar një trajtim të plotë të BE-së për studentët dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, për të mësuar rreth procesit të integrimit Evropian, një nga zhvillimet më interesante dhe të rëndësishme - jo vetëm rajonale, por edhe globale - që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Lexuesit që dëshirojnë të plotësojnë, shtojnë dhe përditësqjnë njohuritë e tyre mbi BE-në mund të përdorin edhe faqen zyrtare të BE-së, Evropa (www.europa.eu.int), nga e cila unë kam nxjerrë mjaft materiale, ndërsa shkraaja këtë botim të ri. Europa përbën një pasuri me përmbledhjet, fjalimet dhe dokumentet e tjera për çdo aspekt të BE-së. Megjithëse faqja është e vështirë për tu kontrolluar, vizita në atë faqe mbetet me mjaft vlerë. | Contents note: | Rindërtimi, pajtimi, dhe integrimi, 1945-1957; Zhan Mone dhe Lëvizja Evropiane; Plani Marshall dhe integrimi Evropian; Plani Shuman; KEQÇ dhe KEM; Komuniteti Ekonomik Evropian (KEE) dhe Euroatomi; Terren i ndryshueshëm 1958-1972; Franca, Gjermania dhe Komuniteti Evropian; Ndërtimi i Komunitetit; Kriza e karriges bosh; Mbajtja jashtë e Britanisë; Largimi i de Golit; Fryma e Hagës; Zgjerimi i parë; Retorika kundrejt realitetit; Një komunitet në vërshim,1973-1984; Bisedimet e reja të Britanisë dhe Referendumi; Çrregullimi dhe rregullimi i dëmit:Keshilli Evropian; Dobësia e Komunitetit; Sistemi Monetar Evropian; Çështja e buxhetiti britanik; Drejta programit të një tregu të vetëm; Tensionet transatlantike; Parlamenti i parë Evropian i zgjedhur drejtpërsëdrejti; Nga Komuniteti Evropian te Bashkimi Evropian, 1985-1993; Zgjerimi Mesdhetar; Presione për Reformimin e Traktatit; Akti i vetëm Evropian(AVE); Integrimi ekonomik dhe ndryshimi gjeopolitik; Traktati i Mastrihtiti; Ratifikimi; Zgjerimi 1994-2005; Zgjerimi i vitit 1995; Zgjerimi i vitit 2004; Nga pesëmbëdhjet në njëzet e pesë dhe më shumë; Ndryshimet Kushtetuese 1994-2005; Traktati i Amsterdamit; Traktati i Nicës; Traktati Kushtetues; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14730 |
|  |