Title : | Histori e Ballkanit 1804-1999 : nacionalizmi, luftërat dhe fuqitë e mëdha | Other title : | The Balkans : nationalism, war, and the Great Powers, 1804-1999 | Material Type: | printed text | Authors: | Misha Glenny, Author ; Abdurrahim Myftiu, Translator | Edition statement: | 3rd edition | Publisher: | Tiranë : Botimet Toena | Publication Date: | 2008 | Pagination: | 733 p. | Layout: | ill. | Size: | 23 cm | ISBN (or other code): | 978-99943-12-31-3 | Price: | 13 euro | General note: | Includes bibliographical references (p. [667]-699)
Includes index (p. [700]-733) | Languages : | English (eng) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Balkan Peninsula - History - 19th century Balkan Peninsula - History - 20th century Nationalism
| Class number: | 949.6 | Abstract: | "Kosova", i thoshte auditorit të vet kryeministri britanik Tony Blair në ditët e para të prillit 1999, "gjendet në pragun e Evropës." Megjithatë, as edhe një gjeograf nukdo t'i quante Kosovën dhe fqinjët e saj pjesë të Azisë. Po nëse s'është as në Evropë e as në Azi, ku gjetiu, vallë, shtrihet gadishulli ballkanik? Me gjasë, z. Blair e ka thënë këtë i ndikuar nga Dracula e Bram Stoker-it, në të cilën thuhet se Ballkani ka zënë "qendrën e njëfarë vorbulle imagjinare", ku "janë mbledhur bashkë të gjitha bestytnitë e paragjykimet që njeh bota". Për dhjetëvjeçarë me radhë njerëzit në Perëndim i kanë vështruar këto treva si një zonë të paujdisur mirë në hartë, që ndan qytetërimin e mirëujdisur të Evropës nga rrëmuja e Lindjes. Sot gjuha e vëzhguesve nuk është aq romantike, por ndjenjat, që e largojnë dhe mitologjizojnë Ballkanin, ende gjallojnë. E vërteta është se vetëm kohët e fundit, në të dalë të shekullit XX, bota i ka përdorur mbiemrin "ballkanik" dhe derivate si "ballkanizim" për terma me kuptim keqësues. Për shembull, kur dikush shfaq "mendësi ballkanike", nënkuptohet mendësia që parapëlqen hile, teprime dhe pamundësi për t'u mbështetur tekai. Kurjugosllavia nisi të shpërbëhet më 1989, mediat, të cilat prej kohësh kishin nxjerrë jashtë përdorimit klishe të tilla për njoftime e reportazhe nga Afrika, Lindja e Mesme ose Kina, filluan të përhapin përgjithësime për popujt që banojnë në këtë rajon, si dhe për historinë e tyre. Me sa duket Ballkani gëzon një përjashtim të veçantë nga rregulli kundrejt stereotipizimit. | Contents note: | Harta të Ballkanit : 1804-1999; Një konfederatë fshatarësh; Mbretëri rrënojash; Labirint komplotesh; Perandoria e Iluzioneve; Strehë luftërash; Pallatet e mashtrimit; Qytet i të vdekurve; Burgjet e historisë; Epilog : Vorbulla e Ballkanit; Nacionalizëm, luftë dhe NATO, 1989-1999; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14649 |
|  |