Abstract: | Në vështrimin kulturor-historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaiuar me Konicën, kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrirni i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit qe kërkon forma të reja, gjuhë të re poetike dhe efektin estetik të fetërsisë, që ndërton në thellësinë e vet identitetin e botës shpirtërore shqiptare.
E shfaqur qoftë si trashëgimi e simbolizmit (Asdreni, Lasgushi), qoftë si realizëm me frymë kritike (Çajupi, Noli), qoftë në trajtë neoklasiciste (Fishta, Mjedja, Haxhiademi) apo në trajta të papara të modernitetit në prozë te ne (Koliqi, Migjeni, Kuteli), letërsia e hershme moderne shqipe që zotëron gjysmën e parë të shekuilit 20 ka dy karakteristika thernelore: krijimin e trajtave e të strukturave të reja tetrare dhe krijimih e vetëdijes (ndërgjegjes) letrare që letërsia është krijim i veçantë estetik pa marrë parasysh qëllirnet. Kjo dëshmohet me veprat ietrare dhe me interpretimtn e tyre ietrar. |