Abstract: | Zëri i tij tingëllonte si i mbytur dhe dridhej nga pasioni që kishte mbajtur të shtypur prej vitesh. Izabela, duke e vështruar, i la lotët t'i rridhnin në fytyrë, duke i lagur faqet dhe fustanin. Edhe Bernardo po e vështronte ngultas.
..."Edhe unë jam yti. Përgjithmonë," i tha ai. Pastaj e puthi fort, me afsh; Izabela kuptoi se ndiente edhe një herë më shumë atë drithërimë dëshire, atë nxehtësi shpërthyese që Amedeo dinte ta zgjonte përherë tek ajo që nga çasti që e kishte njohur. la rrethoi qafën me duar dhe ngadalë i vendosi buzët mbi gojën e tij. |