Title : | Si të shkruajmë shqip : manual i Oksfordit për të shkruarin dhe retorikën i përshtatur për shqipen | Material Type: | printed text | Authors: | Thomas S. Kane, Author ; Majlinda Nishku, Adapter ; Xhevat Lloshi, Adapter | Publisher: | Tiranë : Qendra për Arsim Demokratik (CDE) | Publication Date: | 2010 | Pagination: | 780 p. | Size: | 23 cm | ISBN (or other code): | 978-99956-7263--8 | Price: | 2000 lekë | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Academic study - writing Albanian language - Rhetoric Writing
| Class number: | 808.4 | Abstract: | Arti i të shkruarit është një mrekulli e pafundme, një sfidë intelektuale e rendit të lartë. Thuhet që të shkruarit mund të mësohet, por nuk mund të jepet mësim. Ky paradoks nxjerr në pah një domethënie të rëndësishme. Të shkruarit nuk është si një veprim i thjeshtë. Të shkruarit kërkon zotërimin e mjaftë të arritjes më të sofistikuar të mendjes njerëzore - gjuhës. Mundësitë gjuhësore janë kaq të mëdha e të thella, saqë ne asnjëherë nuk arrijmë ta zotërojmë të shkruarit plotësisht dhe përfundimisht, megjithëse mund të vazhdojmë t'i përsosim aftësitë tona gjuhësore. Të shkruarit 'vuan' nga një vështirësi e veçantë. Kur shkruajmë, bëjmë një numër veprimesh pothuaj njëkohësisht: organizojmë dhe rendisim idetë, mendojmë për lexuesin, zgjedhim fjalët, krijojmë me to togfjalësha, fjali të thjeshta dhe periudha, u japim formë fjalive në paragrafë, lidhim paragrafët për të krijuar njësi më të mëdha. Në të gjitha këto, nuk ka ndonjë rrjedhë kohore apo logjike të përcaktuar qartë. Të menduarit, zgjedhja e fjalëve, krijimi i fjalive, të gjitha kryhen pak a shumë së bashku, njëkohësisht. Megjithatë, për ta mësuar të shkruarit duhet vendosur një farë rregulli. Çështja është nga të fillojmë dhe si të vazhdojmë. Shumica e teksteve shkollore organizohen rreth katër elementëve të shkrimit: zgjedhja e fjalorit (pra, fjalët), fjalia, paragrafi dhe hartimi. Ky libër nuk bën përjashtim nga rregulli. Pas një hyrjeje dhe përshkrimi të shpejtë të procesit të të shkruarit, pjesën më të madhe të kohës ia kushtojmë hartimit, paragrafit, fjalisë dhe zgjedhjes së fjalëve, në këtë rend. Pjesët që u kushtohen këtyre temave përbëjnë zemrën e këtij teksti. | Contents note: | Të nisim nga fillimi; Procesi i të shkruarit; Gjetja; Renditja; Kopja e parë dhe rishikimi; Eseja; Struktura e esesë; Eseja argumentuese-bindëse; Metodat arsyetuese : argumentimi; Metodat jo-arsyetuese : Bindja emocionale; Eseja letrare; Shkrimet krijuese joartistike; Eseja interpretuese (komenti letrar); Eseja kërkimore (puimet e kursit) dhe esetë në provimet me shkrim; Mbledhja e informacionit, citimi dhe dokumentimi i tij; Detyra me shkrim në provim; Paragrafi; Struktura bazë e paragrafit; Metodat e shtjellimit; Metodat e paragrafit; Modelet e fjalive në paragraf; Fjalia; Llojet gramatikore të fjalive; Stili i periudhës; Thuktësia e periudhës; Periudha shprehëse; Shprehtësia brenda periudhës; Ritmi në fjali; Larmia e periudhave; Zgjedha e fjalëve; Si ta kuptojmë kuptimin; Çështje të zgjedhjes së fjalëve; Fjalët e panevojshme; Gjuha e figurshme; Fjalë dhe togfjalësha të papritur; Fjalorët; Pikësimi; Shenjat e pikësimit; Shenjat plotësuese; Gramatika e shqipes; Pjesët e ligjëratës; Sintaksa; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14560 |
|  |