Abstract: | Në qoftë se në librin e parë të tij Arsyetime politike, politologu Gëzim Tushi angazhohet intelektualisht dhe si politolog trajton gjerësisht, me profesionalizëm probleme më të përgjithshme, më parimore, filozofike e konceptuale të politikës moderne, të analizuara dhe vlerësuara në rrafshin e përgjithshëm teorik, në librin e tij të dytë, që është botuar në të njëjtën kohë dhe që ka titullin sinjifikativ Kurflasim përpolitikën, merret më shumë me problematikën e politikës koherente, të ditës, me zhvillimet e politikës shqiptare të ditëve tona. Në këtë kontekst, duket qartë se libri dhe lënda e tij është rezultat i një procesi intensiv të reflektimeve të autorit, por në të njëjtën kohë edhe pasqyrim adekuat i procesit të përpunimit dhe realizimit konkret të politikës që zhvillohet në vendin tonë. Procesi politik, dialektika e marrëdhënieve pozitë-opozitë, konfliktualiteti tradicional, si dhe zhvillimet e brendshme të politikës në skakierën e partive kryesore, janë të përfshira në kapitujt e tij. Vlera kryesore e librit dhe merita kryesore autorit është pikërisht këtu. |