Abstract: | Romani "Stoiku" pas "Financierit" dhe "Titanit" mbyll "Trilogjinë e dëshirave" të Drajzerit. Kjo qe vepra e fundit e shkrimtarit. Ai vdiq gjatë kohës që e shkruante atë, duke bërë çmos ta mbarojë, meqenëse romanin e tretë për Kauperudin, e quante "pjesë të pandashme" të krijimtarisë së tij letrare. Siç dihet, midis "Titanit" dhe "Stoikut" pati një shkëputje prej tridhjetë vitesh. Gjatë kësaj kohe, Drajzeri pati kohë t'i rishikojë vlerat që prodhoi te romanet e mëparshme, "Financieri" dhe "Titani." Ka mundësi që, herë pas here, shkrimtari i hynte punës me "Stoikun" duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e detyrës së vështirë. Ajo çka nxori nga pena, në muajt e fundit të jetës, dëshmon për fluturimin e guximshëm të mendimeve të tij. Romani mbeti i papërfunduar edhe ngaqë ndoshta Drajzeri kishte ndërmend t'u rikthehej e t'i zgjeronte disa kapituj të ndryshëm. |