Abstract: | Romani "Financieri" është pjesa e parë e "Trilogjisë së dëshirave" të Drajzerit. Me këtë vepër, shkrimtari nis zbatimin e mendimit të madh për të treguar trajtën e vërtetë të kapitalizmit amerikan të gjysmës së dytë të sbekullit të XIX. Me syrin depërtues të artistit, ai ka kapur tiparet e veçanta, të cilat karakterizojne fillimin e epokës imperialiste. Në planin e parë të telajos së madhe, siç paraqitet "Trilogjia e dëshirave" ne shohim grabitqarët kapitalistë që zhvatin popullin, duke u pasuruar me ndihmën e makinacioneve me të ndyra, ndërsa shfrytëzojne me cinizëm për qëllimet e tyre, të githë aparatin shtetëror të SHBA-së. |