Abstract: | ... Ndryshe nga të gjithë romancierët e kohës, Teodor Drajzeri ka zbërthyer në mënyrën mc të plotë dhe më tërësore frymën dhe psikologjinë e Amerikës. Në librat të tij ndjehet "epizmi" pa tormë, butaforia tronditëse e epokës që po degradonte kalonte, si e një gjiganti prehistorik dhe keqkuptimet serioze me të cilat po dukeshin tendencat e reja. Në mënyrë të veçantë, te romani "Barriera", spikat qartë tronditëse e emocionit dhe mjeshtrisë stilisdkore, si karakteristika dalluese të penës së Drajxerit. Në strukturën e saj kjo vepër vizaton në mënyrë të qartë portretin e jetës amerikane. Kreu i një familje fetare të sektit kuejkër, lufton me shpirt për t'i orientuar tcmijët e tij drejt udhës së drejtë, asaj të perëndisë... por përpjekjet e tij nuk kanë asnjë vlerë sepse, zhvillimi dhe ndryshimet dinamike të epokës në të cilën kishte amerika dhe e gjithë shoqëria njerëzore, përcaktojnë edhe synimct dhe etikën e shoqërisë "moderne". Romani "Barriera" u botua pas vdekjes së Drajzerit. Kjo vepër përmbush me kujdes panteonin e mrekullueshëm të prozës së tjj realiste, e cila bazohet mbi dramcn e errët njerëzore dhe besimin tek shpresa, tek e vetmja mundësi e dhimbshme për egzistencë. |