Abstract: | Titani është volumi i dytë i Trilogjisë së dëshirave të Frenk Kauperudit, një financier gjenial, historia e të cilit nis me romanin Finanderi (në shqip i titulluar si: Monedhë dashurie) dhe mbaron në volumin e tretë - Stoiku. Pas humbjes së pasurisë, periudhës së burgimit që kreu për transaksionet ilegale dhe ndarjes nga e shoqja, Kauperudi largohet bashkë me të dashurën nga Fikdelfia dhe nis një jetë të re në Çikago. Duke ndjekur po atë mënyrë jetese që pati bërë në Filadelfia, ai fillon ndërtimin e perandorisë së tij, përfshihet në makinacione financiare, në beteja ligjore dhe luftra për pushtet në qytetin e ri. Edhe jeta private nuk i pëson ndryshime. Pasi ndahet me gruan e parë dhe martohet me ish të dashurën, nis e kërkon aventura të reja. |