Abstract: | XHENI GERHARD është romani i dytë i Drajzerit. Doli në dritë në tetor të 1911. Shkrimtari i ri pati heshtur si romancier për më se dhjetë vjet, pas tërë fatkeqësive që iu desh të përballojë për romanin "Motra Keri". Duke u marrë rne gazetari, Drajzeri përpunonte mendimet për këtë krijim të ri dhe mblodhi për të një sasi të madhe e të rëndësishme materialesh. Në përshkrimin e personazheve, padyshim, shohim tipare autobiografike, sidomos në lidhje me karakterin e plakut Gerhard, i cili në mjaft gjëra i ngjason të atit të Drajzerit. Personazhi i Xhenit, sipas pohimit të vetë autorit, është krijimi i tij më i dashur. Drajzeri i ka kushtuar një vëmendje të madhe qëllimit për të paraqiturnëmënyrërealiste "shoqërinë elartë", dukedashur të tregojë degjenerimin dhe shëmtinë e saj. Autori e sheh thelbin e romanit në përputhje me botën e njerëzve të thjeshtë dhe grabitqarëve kapitalistë. Ky kontrast është spikatur mjaft qartë në roman. |