Abstract: | Ky roman u vlerësua dhe u mor për botim ndër 15 romanet e Konkursit letrar e tradicional të gazetës Rilindjapërvitin 1994. Romani i autorit Qerim PLLANA, TRI HIJE NË BRUKSEL, trajton një temë historike dhe aktuale bashkëkohore. Syzheu i romanit zhvillohet në dy linja përmbajtësore; Ato ndërlidhen, gërshetohen dhe zhvillohen bindshëm mes vete. Fati i kombit nëpër histori dhe synimet e njeriut tonë për të mbetur gjallë si dhe lufta e pandërprerë për ta zgjedhur çështjen e pazgjedhur kombëtare. Në këtë rrjedhë ngjarjesh e motivesh veçanërisht provokon akti i djegies së mërgimtarëve tanë ngakrahina e Llapit e Podujeva, që është një gërshetim i dokumen-tares me artistikën. Fitmi i rrëfimit herëherë bie, por syzheu në roman për asnjë çast nuk e humbë kontinuitetin e veprimit e as të dialogjeve të motivuara me konsekuencë në trajtimin e ngjarjeve në roman. Prandaj, romani "Tri hije në Bruksel" mendojmë se sjell diçka të veçantë dhe diç që pa tjetër lexuesit do t'i provokojë dhe do t'i motivojë si për nga tema, syzheu, dialogjet e motivuara dhe në tërësi kontinuiteti i larmishëm e përmbajtësorë i trajtimit të ngjarjes në roman. |