Abstract: | Përse kerni kaq frikë të dashurojmë?
Ky është një libër për dashurinë, për dhembshurinë, rnallëngjimin, zellin, marrëdhënien, vetëmohimin: ndjenjat më jetësore midis qëndrimeve më njerëzore. Pa këto cilësi jetajonë është e zbrazët edhe në qoftë se ne gëzojmë shëndet të plotë apo jetojmë në një shtëpi shumë të mirë dhe kemi një shumë të madhe parash në bankë. Por edhe pse jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra, rrallë i drejtojmë përpjekjet tona në këtë kuptim. Përkundrazi, jetojmë në një shoqëri ku fjalët si dashuri dhe detyrim quhen retorike, të pakuptirnta dhe jashtë mode. Skeptikët, të armatosur rne ironi dhe shprehje therëse, janë gjithmonë të gatshërn të derdhin gjithë përqeshjen mbi atë që vazhdon të flasë për zemra të copëtuara, për vetminë mizore dhe për pushtetin e fshehtë të dashurisë.
Në qoftë se dashuron, të quajnë naiv; në qoftë se je i lumtur të thonë mendjelehtë ose i kotë; në qoftë se je altruist të shikojnë me dyshim. Në qoftë se ti je i zoti të falësh, të tjerët të gjykojnë të dobët, ndërsa në qoftë se ke besim, të gjykojnë leshko. Dhe, në qoftë se provon t 'i kesh të gjitha këto cilësi së bashku, atëherë ata janë të bindur se ti po ua dredh atyre. Frut i këtij mendimi të përciptë është një shoqëri me njerëz të veçuar, shumë të rafinuar për të pranuar fatkeqësinë dhe hutimin e tyre, si dhe tepër të mbëruar pas egos së tyre për të bërë diçka për ta ndryshuar këtë gjendje.
Dhe në këtë mënyrë, me gjithë shtimin kohët e fundit të letërsisë shkencore, e cila ka treguar sesa thelbësore janë marrëdhëniet njerëzore, vetmia po shtohet dhe vlerat themelore njerëzore po humbasin. Aftësia për të vendosur një lidhje me njerëzit |