Abstract: | Merita më e madhe i takon jo vetëm intuitës së poetit për të pranuar dhe strukturuar atë mpleksje të atillë vlerash që formësonte shpirtin shqiptar, por edhe aftësisë për t'i dhënë këtij drejtimi të ri të jetës shqiptare një zë të fuqishëm e një program të thellë e të ekuilibruar, të hartuar në gjirin e një poetike që e lartëson jo vetëm si poet të madh, por edhe poet kombëtar, e padyshim njëri nga më të mëdhenjtë në botë, të cilit për t'u emëruar si i tillë, i mungon vetëm fakti i të qenit të përkthyer në gjuhët kryesore.
Gëte, kur e pytën nëse e quante si meritën më të madhe të jetës së vet shkrimin e "Faustit", u përgjigj se nuk i njihte vetes lavd tjetër përveç kësaj: "Ich kann ein bisschen gut Deutch schrieben!"-Kam ditur të shkruaj pak si mirë gjermanisht. E pra, një vlerë tjetër e madhe e Fishtës është se ai diti të shkruajë shumë bukur shqip. |